Shaqe firmos për Drenicën

18 janar 2021 | 21:43

Mbrojtësi i majtë, Klevis Shaqe ka firmosur me klubin dhe do të jetë përforcimi i radhës i ekipit.

Prezantimi i lojtarit u bë në praninë e kryetrajnerit Bledar Devolli dhe menaxherit të futbollistit Ardi Gjanci.

21-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në përfundim të këtij stinori me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Shaqe i’u bashkua menjëherë pjesës tjetër të ekipit në Durrës, ku skuadra po zhvillon fazën përgatitore.

Klevis Shaqe para se te transferohej te Drenica ishte pjesë e KF Turbina (Cërrik).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Me gjithë faktin se ishte brenda vuajtjes së dënimit me…