Shaqiri kërkon respekt: Jam fitues i Ligës së Kampionëve

04 nëntor 2018 | 11:16

Xherdan Shaqiri i ka goditur kritikët, duke ua kujtuar se ai është fitues i shumë trofeve, përfshirë Ligën e Kampionëve me Bayern Munchen, si dhe ka insistuar se duhet të mbahet në mend për sukseset dhe jo për rënien nga Premierliga me Stoke Cityn sezonin e kaluar.

Shaqiri ka reaguar ashpër ndaj sugjerimeve se Jurgen Klopp e ka transferuar atë thjesht për ta plotësuar numrin e lojtarëve në Liverpool.

“Rënia nga liga me Stoken ishte përvojë shumë e keqe për klubin dhe mua dhe shpresojë se klubi do të rikthehet në Premierligë. Por, përkundër asaj që ndodhi atje, unë jam fitues i  Ligës së Kampionëve. Mendoj se kjo meriton respekt”, ka thënë Shaqiri.

“Njerëzit duhet ta mbajnë në mend se ku kam luajtur më parë, cilësitë që i posedoj, si dhe atë që e kam arritur në futboll. Kam luajtur për njërin prej klubeve më të mëdha në botë, Bayern Munchen, dhe përsëri po luaj për një klub shumë të madh, prandaj nuk ndiej presion në fanellën e Liverpoolit”, ka shtuar Shaqiri, i cili ka luajtur edhe për Interin.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor dhe ish-eprori i lartë…