Shaqiri largohet nga Zvicra

19 mars 2019 | 16:38

Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, është larguar nga kombëtarja e Zvicrës dhe do të mundojë në 2 ndeshjet kualifikuese të Evropianit kundër Gjeorgjisë dhe Danimarkës.

Shkak është bërë një problem shëndetësor që Shaqiri ka hasur së fundmi. 27-vjeçari nga Gjilani ka ndjerë dhimbje në zonën e gjoksit dhe është detyruar të braktisë ekipin kombëtar.

Shaqiri nuk është aktivizuar javën e fundit me skuadrën e Liverpulit, por pavarësisht kësaj ai është pjesë e rëndësishme e klubit anglez, teksa problemet e tij shëndetësore kanë alarmuar edhe klubin e kuq.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oficerët doganorë gjatë kontrollimit të një maune kanë zbuluar sasi…