Shaqiri: Mendoj se kam të ardhme ende te Liverpooli

24 nëntor 2019 | 18:01

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri sapo është rikthyer nga një lëndim që e mbajti rreth gjashtë javë jashtë fushave.

Sikurse Kloppi, edhe Shaqiri ka mohuar zëra se do të largohet nga “Anfield”-i. 28-vjeçari ka deklaruar se ka të ardhme te Liverpooli, pasi pret të marrë një rol kryesor në ekip.

“Unë mendoj se kam të ardhme ende te Liverpooli. Dua ta pres rastin tim që të marr një rol kryesor në skuadër në javët e ardhshme ashtu siç ka thënë Kloppi”, ka deklaruar Shaqiri. Gjilanasi këtë edicion ka luajtur në vetëm katër takime për “The Reds” dhe në total ka 25 minuta.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe fituesi i zgjedhjeve të 6…