Shaqiri, pas golit me kokë: U çudita edhe unë me veten

02 shkurt 2022 | 12:22

Futbollisti Xherdan Shaqiri shënoi gol me kokë në ndeshjen që Lyoni e fitoi me përmbysje ndaj Marseille (2-1). Futbollisti shqiptar realizoi edhe një asistim, duke qenë lojtar i ndeshjes.

Pas ndeshjes, Shaqiri ka thënë se e ka befasuar edhe veten me golin që e shënoi me kokë.

“Është e jashtëzakonshme ajo çfarë bëri ekipi sonte. Shumë lojtarë munguan, të lënduar. Jam krenar me ekipin. Jam shumë i lumtur me paraqitjen dhe shumë i lumtur me këtë ekip. Është gol i rëndësishëm me kokë. Edhe unë jam i habitur (qesh). Harkimi ishte shumë i mirë nga Malo. Ne punojmë shpesh për këtë në stërvitje. Jam i lumtur me shënimin e këtij goli”, ka thënë Shaqiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk i frikësohet…