Shaqiri, shqiptari i parë që e fiton dy herë Ligën e Kampionëve

02 qershor 2019 | 01:02

Xherdan Shaqiri është shpallur kampion, me skuadrën e tij Liverpoolin, në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli shënoi fitore prej 2 me 0 ndaj Tottenhamit për të fituar titullin e gjashtë në këtë garë, gjersa për Shaqirin është i dyti, përkundër që sonte nuk u inkuadrua në lojë. Megjithatë, Shaqiri kishte luajtur një rol shumë të rëndësishëm në gjysmëfinalen ndaj Barcelonës, në një nga fitoret më të mira në histori të Liverpoolit, duke fituar në Anfield me rezultat prej 4 me 0.

Kujtojmë se Shaqiri e kishte fituar Ligën e Kampionëve edhe me Bayern Munichun në vitin 2013.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga lojtarët më të mirë të finales së Champions…