ShBA: Do ta mbrojmë Izraelin

14 prill 2024 | 00:43

Përpara se Irani të lëshonte dhjetëra dronë drejt Izraelit, presidenti amerikan Joe Biden të premten e bëri të qartë se ShBA do të ndihmonte në mbrojtjen e aleatit të saj.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit”, tha ai nga Shtëpia e Bardhë.

“Ne do të mbështesim Izraelin. Ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses”, shtoi Biden, raporton CNN.

ShBA ka forca në Irak dhe Siri që potencialisht mund të përgjojnë dronët gjatë rrugës për në Izrael, në varësi të vendndodhjes nga e cila janë nisur.

Forcat e marinës amerikane në Detin e Kuq kanë kapur më parë raketa me rreze të gjatë të lëshuar nga Huthi në Jemen drejt Izraelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inteligjenca izraelite ka thënë në kushte anonimiteti për New York…