ShBA-ja pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave ‘Javelin’

11 janar 2024 | 14:58

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”.

Për këtë ka njoftuar ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton “Danas”.

Siç ka thënë Hilli, Departamenti Amerikan i Shtetit do ta dërgojë kërkesën e Kosovës në Kongresin Amerikan, i cili do ta fillojë procedurën zyrtare.

Vuçiqi ka thënë se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë, por se së bashku me ShBA-në do të punojnë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane.

“Për ne është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia të vazhdojë të sillet me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan”,ka thënë Vuçiqi.

Të enjten, Vuçiqi ka shkruar në “Instagram” se ka pasur një bisedë të hapur me ambasadorin Hill për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike serbo-amerikane.

“Ne diskutuam edhe për pozicionin ndërkombëtar të Serbisë, situatën në Kosovë M. dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën, si dhe për ngjarjet aktuale gjeopolitike. Konfirmuam përkushtimin tonë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe ShBA-së”, ka shkruar Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sëmundja e sheqerit, apo diabetit melit është njëra nga sëmundjet…