ShBA-ja vlerëson përkrahjen e Kosovës në kundërshtimin e diktaturës së Maduros

14 gusht 2020 | 18:09

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar mbështetjen e Kosovës në kundërshtimin e regjimit të Maduros në Venezuelë.

Në një reagim të Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, thuhet se Kosova është në rrugën e duhur, derisa thonë se rruga e vetme e duhur për Venezuelën është kthimi në demokraci dhe paqe.  “Kosova është në rrugë të duhur përmes mbështetjes së tyre në kundërshtimin e diktaturës brutale të Maduros. Një kalim i shpejtë paqësor në demokraci është mënyra rruga më efektive dhe më e qëndrueshme drejt stabilitetit, të ardhmes dhe rikuperimit në Venezuelë”, është thënë në reagimin e Ambasadës Amerikane, të cilit ia kanë bashkëngjitur një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare ka formuar…