Shefi i OSBE-së në Kosovë: Autorët e këtyre krimeve duhet të sillen menjëherë para drejtësisë

24 shtator 2023 | 12:08

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas vrasjes së policit të Kosovës në veri të vendit, duke e dënuar me gjuhën më të ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës.

Davenport ka thënë se autorët e këtyre krimeve, të cilat ai i quajti të neveritshme, duhet të sillen menjëherë para drejtësisë.

“Dënoj me gjuhën më të ashpër të mundshme sulmin brutal të mëngjesit të sotëm mbi Policinë e Kosovës, ku një oficer mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos. Paqja duhet të rivendoset dhe dialogu në interes të të gjitha komuniteteve duhet të vazhdojë”, ka thënë Davenport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi, ka shkuar për…