Shefi i Red Bullit: Mercedesi ka makinën më të mirë e të shpejtë

07 dhjetor 2021 | 13:30

Tri garat e fundit të këtij botërori të Formula 1 janë fituar nga Lewis Hamilton me Mercedes, që arriti të rikuperojë disavantazhin me Max Verstappen. Tashmë dy

pilotët kanë nga 369.5 pikë, ndërkohë që titulli kampion do të vendoset këtë të diele, në garën e Abu Dhabi. Hamiltoni dhe Mercedes kanë treguar në tri garat e fundit se janë më superior se Red Bull, kjo edhe për meritë të motorit të makinës gjermane. “Mercedesi ka makinën më të mirë e të shpejtë. Njerëzit nuk e kuptojnë se ne nuk kemi pasur njëvendëshen më të mirë këtë sezon”, ka thënë Horner, shef i Red Bull.

“Gjithsesi, asgjë nuk është e përfunduar, pasi Max është një luftëtar dhe nëse ka një pilot që e meriton titullin është ai. Ka pilotuar në mënyrë të shkëlqyer gjithë vitin. Ne do të sulmojmë dhe do të luftojmë deri në momentin e fundit për të fituar titullin kampion dhe nuk dorëzohemi”, ka shtuar Horner.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë të martën e…