Shefja e KE-së për targat: Rregullat duhet të respektohen në çdo shtet

27 tetor 2022 | 11:35

Presidentja e Komisionit e Evropian (KE), Ursula von der Leyen, në një konferencë për media ka folur edhe për çështjen e targave.

Ajo ka thënë se është e domosdoshme që rregullat të respektohen në çdo shtet.

“Pyetja e dytë për targat. Shumë shkurt. Unë mendoj që është shumë e domosdoshme që rregullat të respektohen në çdo shtet. Në të njëjtën kohë nëse ka periudhë tranzitore, tranzicioni duhet të jetë gjithëpërfshirëse, duhet të shkoj siç duhet”.

“E di që ka një përpjekje për të gjetur një zgjidhje në dialog dhe gjithashtu ju uroj për përpjekjet dhe për të gjitha gjërat që po bëhen në kuadër të dialogut”, ka thënë shefja e Komisionit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarë të komunave, deputetë të Kuvendit dhe një ministër serb…