Shembet skena në Oklahoma, 14 të lënduar në koncertin e ‘Backstreet Boys’

19 gusht 2018 | 17:29

Të paktën 14 fansa të “Backstreet Boys” janë lënduar pasi një strukturë metalike në një koncert është shembur si pasojë e një stuhie në shtetin amerikan të Oklahomës.

Stafi po evakuonte fansat kur shiu dhe erërat me shpejtësi 113-128 km/h kanë rrëzuar hyrjen e koncertit.

Të lënduarit janë dërguar në spital dhe deri tani vetëm dy prej tyre kanë dalë nga spitali.

Nëpërmjet llogarisë në “Twitter”, grupi amerikan ka njoftuar se ka anuluar koncertin duke thënë: “Ne kurrë nuk duam t’i vendosim fansat tanë në rrezik”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i OVL - UÇK-së, Migjen Shala, ka reaguar ndaj…