Shënon Berisha, Melbourne në gjysmëfinale

22 prill 2018 | 13:25

Besart Berisha ka vazhduar me sukses në kampionatin australian. Sulmuesi nga Kosova ka qenë edhe njëherë vendimtar për skuadrën e tij Melbourne Victory.

Në çerekfinalen e kampionatit australian, Melbourne u takua me Adelaide United dhe triumfoi 2-1.

Adelaide ishte në epërsi 0-1, por Melbourne barazoi shpejtë nëpërmjet George për 1-1. Në minutën e 89, në skenë doli Besart Berisha për të shënuar golin e fitores dhe për t’i siguruar skuadrës së tij gjysmëfinalen. Berisha realizoi gol fantastik me gërshërë duke sjellë gëzim të madh në stadium. Në ndeshjen gjysmëfinale, Melbourne Victory takohet me Sydney.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare…