Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Çeki

16 shtator 2023 | 13:52

Kërkesa të jashtëzakonshme për bileta. Federata Shqiptare e Futbollit nxori dje në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Çeki, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Për duelin e datës 12 tetor që do luhet në “Air Albania” interesi i tifozëve ka qenë i madh, duke bërë që serveri i faqes online të ishte “në tokë” për shumicën e kohës.

Vetëm ata më fatlumët patën mundësi për të marrë bileta, teksa në një vëzhgim të fundit të gjithë sektorët janë “sold out”. Edhe pse me çmime më të “kripura” se zakonisht, tifozët kanë mënyrë në dyqanin online dhe kanë përvetësuar biletat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, më 12 shtator, pa dhënë…