Shkon në 52 numri i të vdekurve në konfliktin në Gaza

14 maj 2018 | 20:57

Konflikti në Gaza është duke vazhduar në të njëjtën kohë kur ambasada e Shteteve të Bashkuara po tenton të hapet në Jerusalem.

Sipas të dhënave të fundit numri i të vdekurve ka shkuar në 52 dhe numri i të lënduarve në 2500 – prej tyre, 122 fëmijë, 44 gra, 11 gazetarë – 59 prej të gjithëve në gjendje kritike, transmeton lajmi.net

Kjo vjen disa muaj pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të zhvendosnin ambasadën e tyre në Izrael në qytetin e Jerusalemit, duke njohur kështu Jerusalemin si kryeqytet të Israelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth orës 22:00, të dielën mbrëma dikush e hodhi një…