Shpallen të pafajshëm ish-zyrtarët e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës

29 janar 2019 | 11:16

Dy ish-zyrtarë të lartë të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, Ferdije Zhushi Etemi dhe Basri Muja, janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë në mungesë provash në akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje, ndërsa i akuzuari tjetër, Armend Muja, është liruar meqë vepra penale për të cilën akuzohej është vjetërsuar.

Armend Muja pas këtij vendimi, në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar për kronologjinë e ngjarjes dhe për mbështetjen që ai ka marrë.

Postimi i plotë i Mujës:

Pafajshëm ! Më 25 nëntor 2014 jam arrestuar nën pretendimin e rrejshëm se unë kisha ndërmjetësuar për (mos) akreditim të programeve në arsimin e lartë. Jam sulmuar, denigruar, poshtëruar dhe përçmuar pareshtur në portale të sponzorizuara me nënvleftësimin e gabuar se mund të më nënshtrojnë. Sot, pas 5 vjet neper Polici, Prokurori dhe Gjykata, i pafajshëm. Paramendojeni nëse vëllai, djali apo të afërmit tuaj të përjetonin të njëjtën gjë. Ditë e keqe për mashtruesit Alejtin Berisha dhe Suat Berisha nga Kolegji Universum/Shkolla Finlandeze, zyrtarin tendencioz policor Ridvan Obertinca, eproret e tij qe punonin ne Kolegjet akuzuese, Prokurorinë kinse Speciale, gazetarë të shitur dhe komentatorë jo-inteligjentë. Pas 10 vjet , pothuajse i vetëm, drejtësia në vend.

Në të gjithë këtë sagë kam përjetuar çdo ndjenjë që mund të prodhoj trupi njerëzor. Dëshiroj të falënderoj familjen, avokatin tim, Ramë Gashi dhe trupin gjykues. Falënderoj kolegët nga UBT dhe Rektorin Edmond Hajrizi që më dolën në mbrojte në një moment jo-popullor. Falënderoj mediet dhe gazetarët e paktë që guxuan të portretizojnë anën time të ngjarjes, organizatat ndërkombëtare, studentët dhe miqtë që më kanë besuar. Kjo ngjarje më ka gëzuar dhe shqetësuar për rrethin ku operojmë. Jam befasuar me kurajon, mbështetjen dhe respektin që kam pranuar në publik anipse mbi mua rëndonin akuza të tmerrshme e të sajuara. Kam pranuar ftesa, respekt, hapësirë dhe trajtim befasisht të veçantë në shumicën e rasteve.

Megjithatë, shoqëria jonë mjerisht rëndohet nga shumë njerëz me etikë të ulët. Kërkoj me mirësjellje që të hiqni ofendimet dhe sharjet publike të pabazuara. Mbes me shpresë që ky rast të të shfrytëzohet për të reflektuar për etiken e ulët në një njësinë Speciale Anti-Korrupsion të Policisë së Kosovës, etikën e ulët në Prokurorinë Speciale dhe një seri të kinse medieve dhe portaleve të Kosovës. Mbi të gjitha shpresoj që ky rast të jetë moment reflektimi edhe për praktikën e fut-kotësisë në opinion tonë publik.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ndeshjeve në FA Cup sonte rikthehet Premier Liga angleze…