Shpend Ahmeti thotë se duhet të ndryshohet kalendari i masave

28 prill 2020 | 23:28

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas rezultateve që publikoi sonte IKSHPK-ja, duke theksuar se tani është koha për ndryshim të masave.

“0 (zero) në Prishtinë e 10 në krejt Kosovën. Është koha për kalendar që ju tregon qytetarëve se kur fillojnë të relaksohen masat. Duke filluar nga dyqanet e vogla në fazën e parë e deri te gastronomia në fazën e fundit. Kemi nevojë për planifikim dhe masa ekonomike. Prishtina është gati për zbatim. Bashkë me qytetarët do t’ia dalim”, ka shkruar Ahmeti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeqyteti sonte ka hyrë në natën e 17-të në karantinë.…