Shpërthejnë të qeshurat në seancën e Kuvendit
Disa momente komike kanë ndodhur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Projektligjin për harmonizimin e çmimit të barnave, të propozuar nga PDK-ja.
Gjithçka ka nisur kur shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka replikuar me deputetin e LV-së, Besim Muzaqi, i cili paraprakisht ka akuzuar se projektligji është sjellë për interesa të caktuara të grupeve të ndryshme që janë të përfshira në shitjen e barnave, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, Tahiri më vonë ka nxjerr në pah se vetë Muzaqi është i përfshirë në këtë industri.
E Tahiri ka nxitur të qeshura me një fjali me të cilën i është drejtuar deputetëve të LV-së.
“Edhe 100 vjet me ua dhanë Zoti ymer, ju si na s’muni mu ba kurrë”, ka thënë Tahiri.
“Nuk o lehtë po thua a?, i është kundërpërgjigju kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.




