Shpresoj që udhëheqësit e institucioneve të Kosovës t’i kenë kuptuar drejt mesazhet e Blinkenit

27 korrik 2022 | 13:37

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar takimin e mbrëmshëm mes kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ajo shpreson që udhëheqësit e institucioneve të Kosovës t’i kenë kuptuar drejtë mesazhet e sekretarit të Shtetit, Blinken.

“Pa përfshirjen e drejtërdrejtë të SHBA-ve nuk është përmbyllur sukseshëm asnjë projekt gjeostrategjik në kontinentin Evropian”.

“Ne në Kosovë e dimë këtë më së miri! Shpresoj që udhëheqësit e Institucioneve të Kosovës t’i kenë kuptuar drejtë mesazhet e Sekretarit të Shtetit Blinken. Mirëmbajtja e status quo-së në dialogun Kosovë-Serbi i shkon për shtatit Serbisë dhe forcave destruktive në rajonin tonë”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E tërë Evropa po hyn në një krizë të thellë…