Shqipe Mehmeti Selimi nga Haga kujton 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së dhe 28 Nëntorin
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti Selimi, ka kujtuar 29-vjetorin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe festën e 28 Nëntorit.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo ka rikujtuar momentin kur Rexha, së bashku me heroin e lirisë Mujë Krasniqi dhe luftëtarin e lirisë Daut Haradinaj, u bënë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri.
Mehmeti Selimi, e cila ndodhet në Hagë, ka thënë se këtë ditë të rëndësishme të historisë shqiptare e kujton me krenari.
Ajo ka theksuar se 28 Nëntori përkujton figura të rëndësishme të historisë kombëtare, si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail Qemali dhe Adem Jashari.
Në fund të mesazhit të saj, deputetja ka përcjellë urimet për festën e 28 Nëntorit, duke shkruar: “Rroftë 28 Nëntori! Rroftë UÇK-ja! Rroftë kombi shqiptar!”



