Shqipëria dënon aneksimin e katër rajoneve ukrainase nga Rusia

30 shtator 2022 | 14:55

Shqipëria ka dënuar aneksimin e katër rajoneve ukrainase nga Rusia. Përmes një njoftimi për medie ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka bërë me dije se nuk do t’i njohë rezultatet e paracaktuara në këto zona.

“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara.  Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar”, është thënë në reagimin e qeverisë shqiptare.

Pas referendumeve të rreme të zhvilluara në katër rajonet e Ukrainës, presidenti rus, Vladimir Putin, ka njohur rezultatet  e referendumeve.

Të katër rajonet formojnë një rrip të rëndësishëm tokësor midis Rusisë dhe Gadishullit të Krimesë, të cilin Moska e ka aneksuar ilegalisht nga Ukraina në vitin 2014.

Putini shpall katër rajonet e Ukrainës territor të Rusisë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia ka…