Shqipëria heq nga marketet çokollatat dhe akulloret “Mars”

13 gusht 2021 | 15:48

Një lajm alarmant vjen nga Agjencia e Kontrollit të Ushqimit (AKU).

Menjëherë pas paralajmërimit të dhënë të dhënë nga Bashkimi Europian, ka nisur edhe në Shqipëri mbledhja nga marketet e akulloreve dhe çokollatave të kompanisë “Mars”, të cilat është vërtetuar se kanë përmbajtje kancerogjene.

Bëhet fjalë për përbërësin e rrezikshëm oksid etileni, i cili është konstatuar në këto produkte sipas Foodwatch.org.

Sipas AKU, këto produkte kanë hyrë në Shqipëri në periudhën mars-maj 2021, para se BE të jepte alarmin, ndërsa tashmë ka nisur mbledhja e tyre nga marketet në të gjithë vendin. AKU njofton se bëhet fjalë për 36 ton çokollata dhe akullore të kësaj kompanie.

Reagimi i plotë i AKU:

Evidentoi mbi hyrjet në Shqipëri të këtij produkti nëpërmjet importit të kryer nga Pikat e Inspektimit Kufitar, për llojin e akullores sipas loteve për të cilat është njoftuar nga sistemi RASFF për prani të substancës se paautorizuar. U konstatua se importet për këtë produkt janë kryer gjatë periudhës nga data 01.03.2021 deri me 22.05.2021 (data para njoftimit te daljes se njoftimit ne RASFF me date 31.07.2021).

Në subjektet importuese të këtij produkti, të evidentuara edhe nga sistemi RASFF u kryen inspektime të menjëhershme ku rezultoi se:

Subjektet kishin importuar produkt me lot te specifikuar me prani te substances se paautorizuar;

Sasia totale e importit per te dy OBU eshte 35984.53 kg;

Subjektet me kete produkt kishin furnizuar subjekte ne te gjithë territorin e Shqipërisë për të cilën vunë në dispozicion emrat dhe numrat e NIPT të këtyre OBU tregtuese;

U konstatua sasi gjendje e ketij produkti për të cilën u mor masa e bllokimit te menjëhershëm te tij ne ambientet e dy shpërndaresve qe kane importuar produktin.

Nisur nga rasti që produkti është shpërndarë në të gjithë Shqipërinë si dhe referuar nivelit të riskut “Risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut”sipas njoftimit të ardhur nga RASFF, që produkti është i rrezikshëm për konsumatorin e duhet të tërhiqet nga tregu, veprim ky i ndërmarrë nga të gjithë vendet të cilat e kishin importuar, Drejtori i Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Inspektimeve Urdhëroi Drejtorite Rajonale te AKU të ndjekin menjëherë gjurmueshmërinë në OBU që janë furnizuar me këto produkte për të verifikuar: sasinë e produktit gjendje sipas emrit, datës së skadencës, peshës dhe nr loti; a ka filluar kthimi i këtij produkti ne kompaninë importuese; nëse nuk konstatohet gjendje të verifikohet nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë kur është kryer shitja e fundit e këtij produkti, duke e faktuar dhe bashkëngjitur këtë shitje procedurës së inspektimit.

Kjo procedurë u krye për të garantuar konsumatorin për produkt të sigurt dhe referuar faktit që ky është një nga produktet më të kërkuara të sezonit e kryesisht për grupmoshën fëmijë, menjëherë me marrjen e njoftimit nga sistemi RASFF, date 31.07.2021.

Drejtoritë Rajonale të AKU me marrjen e këtij informacioni filluan të kryejnë monitorime në OBU që ishin furnizuar me këto produkte sipas Loteve të njoftuara deri në orët e vona. DRAKU po na informojnë mbi monitorimin e kryer nga ana e tyre në këto OBU, sasitë e konstatuara  gjëndje sipas Loteve të njoftuara, sasitë e tregtuara dhe sasia gjendje e cila kaloi direkt për bllokim. Në disa OBU u konstatua se kishte filluar tërheqja mbrapsht e këtij produkti nga distributorët / shpërndarësit.

Dalja ne terren e inspektorëve në rang kombëtar bëri të mundur bllokimin e menjëhershëm të tregtimit të këtyre produkteve referuar datës se ardhjes se njoftimit të dhënë nga sistemi RASFF.

Në të dy subjektet importuese, në ndjekje të procedurës se kthimit te produktit të tregtuar, u konstatua se subjektet kanë kthyer sasitë e produktit të shpërndarë nga ana e tyre ne njësi tregtimi dhe produkti është grumbulluar në një ambient të veçantë. OBU janë në pritje të kryerjes së procedurës së asgjësimit referuar kërkesave të legjislacionit në fuqi për asgjësimin e produkteve. Monitorimi i këtyre OBU është në proces nga DRAKU i cili do përmbyllet me asgjësimin e këtij produkti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E keni pyetur ndonjeherë veten se çfarë i ndodh trupit…