Shqipëria nis përgatitjet për dy ndeshjet e fundit

12 nëntor 2023 | 12:49

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll nis nga e hëna e 13 nëntorit përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, ndaj Moldavisë më 17 nëntor në transfertë e më pas ndaj Ishujve Faroe më 20 nëntor në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë dhe nga e hëna do të nisin stërvitjet në ambientet e ‘Shtëpisë e Futbollit’.
Grupi pritet të kompletohet ditën e hënë, pasi të gjithë futbollistët e thirrur të kenë përfunduar impenjimet me ekipet respektive.

Përndryshe, Shqipëria renditet në vendin e parë në grupin E, me 13 pikë të grumbulluara. Kombëtarja kuqezi me një fitore eventuale do të siguronte kualifikimin në Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Shqipërisë ka projektuar vazhdimin e reformës së pagave…