Shqipëria organizatore e Kampionatin Evropian

01 shkurt 2022 | 16:09

Me anë të një konference për shtyp në ambientet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli dhe kreu i shtangës Elez Gjoza, kanë njoftuar se Kampionati Europian i Peshëngritjes 2022, i parashikuar për tu zhvilluar në Bullgari, do të mbahet tashmë në Shqipëri.

Aktiviteti do të zhvillohet në muajin maj në Tiranë.

Ky do të jetë evenimenti i tretë madhor i peshëngritjes që do të zhvillohet në Shqipëri gjatë këtij viti, pasi më parë siç dihet janë zyrtarizuar për tu zhvilluar në Tiranë, si zgjedhjet për Federatën Botërore, gjithashtu edhe Europiani i moshave U-20 dhe U-23.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese të martën ka hedhur poshtë kërkesën e presidentit…