Shqiptarët ngritin zërin në Shkup: Shqip do flitet deri në pafundësi!
18 maj 2026
| 16:46
Studentët shqiptarë në Maqedoni të Veriut, së bashku me studentë nga Kosova e Shqipëria po protestojnë në Shkup në mbrojtje të gjuhës shqipe.
Ata kanë ngritur zërin e tyre me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.
Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa njëri nga organizuesit ka mbajtur fjalim motivues para turmës.
“Mos ta mendojë askush që kemi harru, ne nuk e harrojmë kurrë nënë tonë Shqipëri”, ka thënë ai.
Ndërsa një hoxhë ka thënë se shqip do të flitet deri në pafundësi.
“Ne nuk do të ia falim askujt, deri në ditën e kiametit, inshallah shqip do të flitet deri në pafundësi”, ka thënë ai për gazetarët.



