Shqiptari i Mitrovicës gjen një telefon në lagjen e Boshnjakëve, ia kthen pronares serbe

02 prill 2024 | 16:08

Mitrovicasi Xhavit Beqiri ka gjetur një telefon me një simbol fetar ortodoks në lagjen e Boshnjakëvë në Mitrovicë.

E telefonin e humbur, ai ka bërë me dije se ia ka kthyer pronares, e cila ishte serbe.

“Sot më erdhi rasti edhe njëherë t’i dëshmojë vlerat e popullit shqiptar. Në lagjen e Boshnjakëve gjeta këtë telefon me një simbol fetar ortodoks, mirëpo siç jemi edukuar nga nënat shqiptare veprova duke e kontaktuar dhe dhuruar telefonin dhe simbolin e arit që ishte mbrapa tij. Në fotografi është pronaria qytetare serbe, ajo është habitur nga mirësia jonë. Falënderimet e saj ishin tepër vullnetmire, pra kështu trajtohet gjësendi i huaj me dinjitet!”, ka shkruar Beqiri në “Facebook”.

May be an image of 1 person, beard and phone

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e katër…