ShSKUK: 71 pacientë në trajtim nga COVID-19

17 tetor 2021 | 10:43

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 71 të infektuar me COVID-19 po marrin trajtim në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

“Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në 24-orët e fundit, në trajtim janë 71 pacientë nga COVID-19, prej tyre 32 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.” thuhej në një postim në Facebook të SHSKUK-së, njofton Klankosova.tv.

Tutje bëhej e ditur  se në Klinikën e Pulmologjisë po trajtohet numri më i madh i pacientëve, 28, nëntë pacientë ka Klinika Infektive dhe tre Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive.

“Spitali i Prizrenit, 3pacientë, Spitali i Gjakovës, 6 pacientë, Spitali i Gjilanit, 7 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë, Spitali i Ferizajt, 9 pacientë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka…