Voton Bedri Hamza

17 tetor 2021 | 10:33

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka votuar sot për zgjedhjet lokale.

Ai ishte i shoqëruar nga familja e tij.

Hamza ka votuar në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë.

Tutje, Hamza iu bëri thirrje qytetarëve të Mitrovicës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Mitrovicës të votojnë, gjithçka ishte në rregull, uroj që gjithçka të përfundoj mirë”, tha Bedri Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka hedhur votën e tij kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,…