ShSKUK-ja dhe Oda e Mjekëve arrijnë memorandum bashkëpunimi

16 shkurt 2024 | 15:02

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës dhe Oda e Mjekëve të Kosovës, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjellë për të siguruar avancimin e personelit mjekësor.

Përmes bashkëpunimit të ndërsjellë në përparimin e njohurive shkencore dhe praktike në fushën e mjekësisë.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi dhe kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, dr. Pleurat Sejdiu.

Kjo marrëveshje ka për synim avancimin e vlerave profesionale dhe integritetit të pozitës së mjekut si profesionist shëndetësor, me angazhimin për të dhënë kontributin në forcimin institucional të sistemit shëndetësor në interes të përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, ka bërë deklaratë të…