Shtuni: Sulmi në Banjskë shkon përtej terrorizmit

18 mars 2024 | 15:39

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve të sigurisë, Adrian Shtuni, ka folur për tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndër të tjera edhe për sulmin terrorist të Banjskës.

Duke e cilësuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë si sulm paramilitar, Shtuni ka thënë se institucionet e Kosovës duhet t’i kryejnë hetimet për këtë sulm dhe të ngritin padi ndaj personave përgjegjës.

“Unë mendoj që sulmi në Banjskë, shkon përtej terrorizimit. Ishte një sulm paramilitar, i cili kishte formën e një kryengritje të armatosur, me qëllim të qartë për të cenuar rendin kushtetues të Kosovës, por edhe me potencial për destabilizimin e rajonit. Duhet të ketë aktakuza të qarta nga autoritetet vendore në Kosovë”, ka thënë ai për “Radio Kosovën”.

Adrian Shtuni, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve të sigurisë, ka thënë se tensionet në Ballkanin Perëndimor nuk mund të përjashtohen. Ai e sheh shqetësuese ngritjen e influencës ruse në rajon dhe mendon se sulmet hibride do të kenë rritje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rastet e padrejtësive gjatë ndeshjeve në futbollin vendor po vazhdojnë…