Shtyhet gjysmëfinalja e pestë mes Prishtinës dhe Trepçës

24 prill 2023 | 14:28

Ndeshja e pestë gjysmëfinale e “play-offit” të Superligës së basketbollit mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës është shtyrë për 24 orë.

Në fakt, derbi i rivalëve të moçëm ishte paraparë të luhej këtë të enjte. Por, me terminin e ri, loja u shty për të premten. Kjo për shkak të punimeve që po bëhen për hendboll në sallën e Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Sigal Prishtina dhe Trepça aktualisht janë baras, 2-2 me ndeshje dhe finalisti i dytë do të përcaktohet të premten. Në finale tashmë është kualifikuar Peja, e cila e eliminoi Golden Eagle Yllin, të cilin e mundi 3-1 me ndeshje në gjysmëfinalen tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daut Haradinaj, ish-komandanti i Brigadës “Jusuf Gërvalla” dhe ish deputet…