Shtyhet ndeshja Malisheva – Ballkani
09 gusht 2022
| 14:35
Komisioni i Garave i BKT Superligës e ka shqyrtuar dhe e ka aprovuar kërkesën e FC Ballkani që ndeshja e javës së parë e BKT Superligës, e cila ishte paraparë të zhvillohet ditën e diele, më datë 14 gusht në orën 17:00 ndërmjet FC Malisheva – FC Ballkani shtyhet për një datë tjetër. Kjo ndeshje është shtyrë për shkak se FC Ballkani zhvillon ndeshje në garat evropiane.



