Shtyrja e verdiktit final për liderët e UÇK-së, Gucati: E papranueshme dhe fyese

06 maj 2026 | 14:14

Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë është shtyrë për më 20 korrik 2026.

Me këtë rast, kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati në emisionin “Kosova Today” në “Klan Kosova” ka deklaruar se ky vendim është i papranueshëm dhe fyes.

“Për neve është e papranueshme, është fyerje, por ja që gjykata ka të drejtë, deri në 60 ditë shkon. Por, kjo është e tepërt. Është e stërzgjatur ky gjykim që po bëhet ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Është e panevojshme kjo shtyrje që është bërë”, ka thënë Gucati.

Pos tjerash, Gucati ka folur edhe për peticionin me 200 mijë nënshkrime për lirimin e liderëve të UÇK-së, peticion të cilin ai e ka dorëzuar sot (e mërkurë) në Gjykatën Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë…