Shumica e lehonave në sektorin privat po i humbin vendet e punës

01 gusht 2021 | 17:49

Papunësia e gjinisë femërore në Kosovë dhe çështja e pushimit të lehonisë për gratë shtatzëna të cilat punojnë në sektorin privat mbeten ende probleme të pazgjidhura në vend.

Ligji i punës që është aktualisht në fuqi parasheh 12 muaj pushim për lehonat. Nëntë muaj aktualisht janë me pagesë dhe tre të tjerë pa pagesë.

Gjashtë muajt e parë të pushimit të lehonisë pagesa bëhet nga punëdhënësi me kompensim 70 për qind të pagës bazë. Tre muajt në vijim pushimi i lehonisë paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompensim 50 për qind të pagës mesatare në Kosovë, por rregullimi i pushimit të lehonisë në këtë formë po del të jetë barrë për sektorin privat.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë për “KosovaPress” se është kërkesë e kamotshme e tyre që të ndryshohet ky ligj. Sipas tij, bizneset private po mbështetin formatin që tre muajt e parë të pushimit të lehonisë të paguhet nga kompania, kurse gjashtë muajt e tjerë të paguhet nga Qeveria e Kosovës.

E ky ligj, sipas Azemit, ka bërë që shumë pronarë të mos preferojnë punonjëse të martuara, ndërsa edhe ato që i kanë po i largojnë.

Ai potencoi se ka shumë gra të cilat i ikin lindjes së fëmijëve vetëm që mos të largohen nga puna.

Kurse Bardha Çollaku, menaxhere në kopshtin “Bardha Akademi” në Prishtinë, shprehet se në institucionet parashkollore private pothuajse të gjitha punëtoret janë të gjinisë femërore. Andaj, ky ligj po u sjell mjaft telashe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me…