Si do reagojë Jennifer Lopez? Ben Affleck fotografohet në momente intime me ish-gruan

18 shtator 13:26

Regjisori i famshëm, Ben Affleck dhe ish-bashkëshortja e tij, Jennifer Garner, janë fotografuar së fundmi në momente intime. Në fotot e publikuara nga “PageSicx” ata shihen teksa përqafohen brenda makinës së Affleck.

Ndërkohë vajza më e vogël e ish-çiftit, Seraphina, ishte ulur në anën e pasagjerit pranë babait të saj.

Siç vihet re nga fotot, në një moment, ylli i “Justice League” u pa duke u përkulur drejt shpatullës së ish-bashkëshortes së tij përpara se ajo të dilte nga makina.

Mediat e huaja shkruajnë se ish-çifti ka mbajtur një marrëdhënie miqësore bashkë-prindërore, pavarësisht thashethemeve për tradhti dhe problemet e lojërave të fatit që dyshohet se kanë çuar në divorcin e tyre.

Affleck dhe aktorja e famshme u martuan në vitin 2005. Një ditë pasi festuan 10 vjet martesë, të dy njoftuan se po ndaheshin. Ylli i “Alias” që atëherë ka nisur një romancë me biznesmenin John Miller dhe regjisori i “Argo” u martua me ish-partneren Jennifer Lopez. Kjo e fundit, nga ana e saj, ka binjakët Max dhe Emme me ish-bashkëshortin Marc Anthony.

Kujtojmë se sa i përket rindezjes së romancës mes Lopez dhe Affleck, fillimisht dyshja u takuan dhe u fejuan në fillim të viteve 2000. Megjithatë, ata e ndërprenë fejesën e tyre në vitin 2004. Ndërsa ylli i “Good Will Hunting” dhe këngëtarja e “Jenny From the Block” shkuan në rrugë të ndara dhe filluan të takoheshin me njerëz të tjerë, ata u kthyen në krahët e njëri-tjetrit në vitin 2021. Që nga ajo kohë, çifti ka bërë dalje të ndryshme publike së bashku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi nga Kosova, Arbnor Muja u aktivizua në minutën e…