Sigurimi nuk lejon shoqërinë civile të vendos pankartat të selia e PDK-së (Video)

17 qershor 2019 | 13:57

Organizatat e shoqërisë civile nuk janë lejuar që të vendosin pankarta tek selia e PDK-së në Prishtinë siç kanë vepruar tek partitë tjera.

Ata janë penguar nga sigurimi i kësaj partie që t’i vendosin pankartat e njëjta kundër Projektligjit për financimin e subjekteve politike, të cilat i kanë vendosur tek selia e AAK-së, LV-së dhe PSD-së.

Përfaqësuesit e OJQ-ve janë larguar me dhunë nga sigurimi i PDK-së.

Ismet Kryeziu në emër të organizatave, ka thënë se të gjitha partitë politike kanë qenë të njoftuara për aksionin e tyre, ndërsa i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së Kadri Veseli që të sigurojë të gjithë për të protestuar lirshëm. /KosovaPress/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e Lëvizjes Vetëvendosje është përmbyllur të hënën në ditëlindjen…