Simeone: Fituam një ndeshje të madhe

19 shkurt 2020 | 13:27

Diego Simeone është shprehur i lumtur me fitoren e arritur kundër Liverpoolit në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve.

“Fituam një ndeshje të bukur, intensive dhe cilësore, fituam një ndeshje të madhe. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen që bëri ekipi, e kuptuan se duhet të luajmë vetëm në këtë mënyrë. Jam i lumtur për tifozët për lojtarët, ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të gjithë”, ka thënë Simeone.

“Ndeshja e kthimit? Ka kohë, tani është Reali në La Liga”, ka shtuar Simeone.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ferizajt që po lufton për mbijetesë në IPKO…