Simeone: Gjithmonë do ta zgjedhja Messin para Ronaldos

29 korrik 2018 | 15:12

Atletico Madrid do të përballet të hënën me Paris Saint-Germain (PSG) në Singapor, por përpara se Diego Simeone t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, ai ka sqaruar një mesazh me zë nga Kupa e Botës.

Gjatë Botërorit të Argjentinës, ai kishte diskutuar për Lionel Messin dhe tani ka sqaruar gjithçka.

“Do të zgjidhja Messin, pa asnjë dyshim”, ka thënë ai, kur është pyetur se cilin preferon Cristiano Ronaldon apo Lionel Messin.

“Po, e kam thënë, por ishte një diskutim mes miqve duke folur për futbollin. Nuk e kisha se cili është më i miri në botë, thashë thjesht që për një klub normal, me lojtarë normalë, Ronaldo do të përshtatej më mirë, por me Messin të rrethuar nga lojtarë të mëdhenj, ai do të mbetej më i miri në botë”, ka thënë Simeone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milan është duke përgatitur një kontratë trevjeçare për Antonio Conten,…