Simeone paralajmëron largimin nga Atletico

07 janar 2021 | 20:31

Diego Pablo Simeone ka filluar të mendojë për një aventurë të re në të ardhmen. Eliminimi i bujshëm në 1/32 e Kupës së Mbretit nga një ekip i Segunda Division B, Cornella, duket se hedh hije të mëdha mbi të ardhmen e “El Cholos” në Madrid.

Paralajmërimin e ka dhënë vetë trajneri pas ndeshjes: “Kjo Kupë në vitet e fundit nuk po na jep asnjë kënaqësi, kështu që do të duhet të gjejmë zgjidhje nëse do të jemi akoma këtu vitin e ardhshëm … Futbolli është shumë i transformueshëm dhe ne gjithmonë duhet të jemi të hapur ndaj të gjitha mundësive dhe çfarëdo gjëje që klubi të vendosë”.

Fjalë që ishin një rrufe në qiell për tifozët e “Los Colchoneros”, edhe pse gazeta iberike ‘As’ nënvizon se te Atletico askush nuk dyshon se Simeone do të vazhdojë të drejtojë ekipin edhe vitin e ardhshëm.

“Unë jam shumë i lumtur këtu, por situata është gjithmonë e hapur bazuar në atë që vendos klubi”, ka shtuar  argjentinasi, i cili ka një kontratë deri në vitin 2022.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në  24 orët e fundit në Itali janë shënuar 414…