Sindikata e Arsimit e Shqipërisë i bën thirrje Kurtit e Nagavcit që të bisedojnë me SBAShK-un

08 shtator 2022 | 11:49

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevrus Kaptell, ka thënë se kjo sindikatë e mbështet Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) në lidhje me kërkesat e tyre.

Kaptelli i ka bërë thirrje ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që të ulet me SBAShK-un dhe t’i marrë në konsideratë kërkesat e mësimdhënësve.

“Nuk ka asnjë shtet demokratik në botë që qeveria s’i respekton mendimet e mësimdhënësve. Madje, një qeveri e përgjegjshme, duhet së pari nga të gjitha sindikatat e tjera, t’i vlerësojë sindikatat e mësimdhënësve”, është shprehur Kaptelli, njofton Klankosova.tv.

Tutje, përveç Nagavcit, Kaptelli i bëri thirrje edhe Kurtit që t’i thërras drejtuesit e SBAShK-ut që të ulen sa më shpejtë në bisedime në mënyrë që fëmijët të mos i humbin ditët e mësimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar për zgjedhjet e…