‘S’jam fetar, emrin s’e ndërroj botën me ma dhënë”, Sabit Geci mohon se u bë katolik e ‘Kastriot’

29 nëntor 2023 | 13:06

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sabit Geci, ka mohuar se e ka ndërruar emrin dhe fenë.

“Kjo është hajgare. Këto janë hajgare. Unë absolutisht nuk kam nevojë me e ndërru fenë sepse nuk jam fetar fare”, ka thënë Geci për “Express”.

Për 28 Nëntor, Geci ka thënë se e ka vizituar kishën në Llapushnik të Drenasit dhe një xhami në Podujevë, imamin e së cilës ka bërë me dije se e ka mik.

“Unë nuk jam fetar fare, hiç ,hiç. Bile qeta me mjekrra i urrej, shumë i urrej. Me dalë ai me e quajtur flamurin leckë, me dalë ai tjetri me thënë bën me marrë çikën a axhës për grua, s’është haram, kjo është tmerr o vëlla”, ka thënë ai.

Ish-anëtari i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, ka pranuar se do të donte ta kishte një emër shqip dhe se këtë ua ka thënë edhe të pranishmëve në kishë, por ka thënë se s’ka arsye ta ndërrojë tash.

“Jo more vëlla, emrin as s’e ndërroj, se unë nuk jam fetar fare. Unë nuk kam nevojë me e ndërruar fenë kur nuk jam fetar. Unë emrin s’e ndërroj me ma dhënë botën, se e kam emrin që ma kanë lanë baba e nana”,  ka thënë ai.

Geci ka thënë se ka kontaktuar me “atë që e ka qitë” postimin se ai është konvertuar në katolik dhe e ka ndërruar emrin.

“E thirra atë që e ka qitë. Tha jo unë nuk e kam qitë, e ka qitë tjetërkush. Po hajt s’është kjo punë… Unë absolutisht nuk kam nevojë me e ndërruar fenë sepse nuk jam fetar fare”.

“Veç e kam lanë amanet që asnjë fjalë arabisht nuk bën me ma thënë te varri, kur të shkoj në varr. Nëse vini me më varros, varrosmëni shqip”, ka thënë Geci.

Faqja “Famullia e Shën Mëhillit në Doblibarë të Gjakovës”, ka postuar një fotografi në “Facebook” së bashku me një njoftim për “pagëzimin e ish-Komandantit të UÇK-së Sabit Geci”, për të cilin është thënë se është pagëzuar me emrin Kastriot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Xavi ndihet i lumtur me kualifikimin në…