S’ka fitues në derbin Arsenal-Tottenham

01 shtator 2019 | 19:41

Londra Veriore sonte ishte e pushtuar me derbin londinez në mes të Arsenal-Tottenham. Katër gola dhe një barazim dhe plot spektakël në Londër sonte

Arsenali dhe Tottenhami kanë ndarë pikët sonte në Etihad Stadium duke barazuar me rezultat 2-2. Ishte një ndeshje tepër spektakulare me plot aksione në të dyja anët.

Arsenali i kishte shumicën e posedimit të topit por në pjesën e parë disa raste që i pati nuk arriti që t’i konkretizonte në gol.

Ishin Tottenhami që kaluan të parët në epërsi pas një kundërsulmi në minutën e 10-të. Lamela goditi topin por Leno nuk arriti që ta priste atë kurse devijimin e tij nuk e kishte vështirë që ta shndërronte në gol Eriksen.

Granit Xhaka ishte protagonist në minutën e 39-të pasi që shkaktoi penallti në Min-Son, të cilën penallti e shndërron në gol Harry Kane në minutën e 40-të. Arsenali megjithatë arriti të kthehet në lojë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë ku shënon një gol të mrekullueshëm. Ishte Alexander Lacazette që arrin të shënoi pas një kalimi të mirë në zonë duke plasuar një goditje të fortë nga zona dhe shënuar me të majtën e tij.

Në pjesën e dytë Arsenali e mori tërësisht lojën në kontroll. Megjithatë Tottenham kishte mundur të kalonte në epërsi në fillim të pjesës së dytë.

Megjithatë goli erdhi në minutën e 71-të ku Matteo Guendouzi asistoi për Pierre-Emerick Aubameyang i cili shënon për golin e barazimit.
Arsenali ka mundur të kaloi në epërsi në minutën e 80-të por goditjen e Ceballos e pret Hugo Lloris.

Edhe Granit Xhaka ka mundur të shënoi një gol të bukur në minutën e 85 por ishte përsëri Lloris që priti goditjen e plotë.

Në minutat e fundit Tottenham e mori disi në kontroll ndeshjen dhe doli dy tri here mirë në kundërsulme. Pas këtij barazimi Arsenali ka 7 pikë pas 4 ndeshjeve në Premier Ligë dhe gjendet në vendin e 5-të kurse Tottenham ka 5 pikë dhe gjendet në vendin e 9-të.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë zhvilluar edhe ndeshjet e javës së dytë në Ligën…