S’ka fitues në ‘Old Trafford’

24 shkurt 2019 | 17:07

Derbi i zhvilluar në “Old Trafford” mes Liverpool dhe Manchester United nuk ka sjell fitues, pasi ndeshja përfundoi 0-0.

Ky rezultat i ka shërbyer më shumë skuadrës së Jurgen Klopp, që ka rimarrë kryesimin e kampionatit, edhe pse avantazhi ndaj Manchester Cityt të vendit të dytë është vetëm një pikë. Unitedi, nga ana tjetër, ka zbritur në vendin e pestë.

Tifozët e United kanë festuar në minutën e 75-të për një autogol të Joel Matip, por që është anuluar nga gjyqtari për një pozicion jashtë loje të Luke Shaw.

Kloppi nuk ka qenë i kënaqur me barazimin dhe në minutën e 72-të ka aktivizuar Xherdan Shaqirin, mesfushor sulmues, në vend të Jordan Henderson, mesfushor mbrojtës, me këtë të fundit që nuk ka qenë i kënaqur me lëvizjen dhe ka debatuar me trajnerin pasi ka dalë nga fusha.

Kjo do të mbahet mend si sfida e dëmtimeve, me katër zëvendësime të detyruara të bëra në pjesën e parë, 3 për United dhe 1 për Liverpool. Ndeshja e fundit e Premier Ligë që ka pasur katër zëvendësime në pjesën e parë është luajtur në shkurtin e 2009-ës (Wigan-Fulham).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi bëri detyrën duke mposhtur Bolognën me rezultatin minimal 0-1.…