Skender Durmishi zëvendëson Nait Hasanin

04 shtator 2021 | 18:30

Pash shkarkimit të ambasadorit Nait Hasani nga detyra e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar vendimin e emërimin e Skender Durmishit ambasador në Tiranë.

Sipas burimeve të “Epokës së re” brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, këtë vendim e ka nënshkruar presidentja ditën e premte.

Tani pritet të bëhet verifikimi i shtetit shqiptar për ambasadorin Durmishi.

Ambasadori Durmishi ka shërbyer në Shkup, në Podgoricë dhe për disa muaj ka ushtruar detyrën e sekretarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se për shkak të…