Skiatorja Lara Colturi fiton katër medalje të arta

12 gusht 2022 | 16:09

Skiatorja me origjinë shqiptare Lara Colturi ka arritur të sigurojë katër medalje të arta në garat e zhvilluara në Kili.

Ishte ministrja e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, Evis Kushi, ajo e cila e uroj sportisten, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “Facebook”.

“Sportistja jonë kuqezi Lara Colturi arrin rezultate të jashtëzakonshme në 4 garat e saj që u zhvilluan në Kili. Ajo fitoi 4 medalje ari , 2 në Giant Sllalom dhe 2 në Sllamom, duke tejkaluar çdo pritshmëri nisur nga mosha 16-vjeçare”.

“Lara tashmë është në Argjentinë, ku do të zhvillojë 4 garat e radhës në kuadër të sezonit të Amerikës Latine. I urojmë shumë suksese Laras për këtë përfaqësim dinjitoz të flamurit shqiptar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka lëshuar një kërkesë…