Skuadra e Premier Ligës afër marrëveshjes me Robbenin  

23 maj 2019 | 15:05

Arjen Robben e ka mbyllur me Bayern Munchen dhe kjo gjë është bërë zyrtare kohë më parë. Fundjavën e kaluar holandezi luajti ndeshjen e fundit me fanellën e “bavarezëve”, nga ku do të largohet pas plot 10 vjetësh.

Të gjithë kanë menduar për një kalim në Amerikë apo Kinë, por me sa duket Robben ka ende për të dhënë në Evropë dhe nga lajmet e fundit do të befasoheni jashtëzakonisht shumë. Sipas raportimeve të “Daily Mail”, favoriti kryesor për të nënshkruar me 35-vjeçarin është Leicester City.

Gjithsesi, një tjetër mundësi është edhe rikthimi në klubin ku u bë i njohur, PSV Eindhoven. Sidoqoftë, gjasat më të mëdha janë që të kalojë te Leicester sipas raportimeve të fundit. Tashmë gjithçka mbetet për t’u parë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, në…