Smallingu, drejt rikthimit te Roma

04 shtator 2020 | 09:10

Qëndrimi i Chris Smalling te Manchester Unitedi duket se do të jetë i shkurtër. 30-vjeçari pritet të rikthehet sërish në Itali te skuadra e Romës, ku sezonin e kaluar luajti në formë huazimi.

Drejtuesit e verdhekuqve kanë nisur bisedimet me “djajtë e kuq”, të cilët kanë marrë miratimin nga trajneri i tyre Solskjaer për ta shitur futbollistin, pasi ai kërkon ta afrojë në skuadër qendërmbrojtësin e Leipzigut, Upamecano.

Këtë herë klubi nga kryeqyteti italian dëshiron ta blejë përfundimisht futbollistin, për të cilin ekipi nga “Old Trafford” kërkon 20 milionë euro, plus 5 milionë euro bonuse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca regjistroi më shumë se 7000 raste të reja me…