Socialistët internacionalë urojnë Kurtin

25 mars 2021 | 16:39

Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala, ka uruar Albin Kurti për zgjedhjen e tij si kryeministër i Kosovës.

Ai e ka përgëzuar kryeministrin Kurti për kabinetin qeveritar, duke e cilësuar atë si shembull i vërtetë dhe një burim krenarie.

“I nderuar Kryeministër, i nderuar Shok, i nderuar mik, Kam kënaqësinë e madhe t’ju dërgoj urimet e mia të ngrohta për zgjedhjen tuaj si Kryeministër, me bindje të plotë që kësaj here do të jetë një rrugëtim i gjatë! Gjithashtu kam kënaqësinë t’ju përgëzoj për larminë e kabinetit tuaj, i cili është një shembull i vërtetë dhe një burim krenarie. Pres të kemi një bashkëpunim në të ardhmen në ndjekje të qëllimeve të lavdërueshme që keni vendosur dhe idealeve që ndajmë në këtë familje politike globale, ju dërgoj urimet tona më të mira dhe respekt të ngrohtë vëllazëror”, është thënë në letrën e urimit për Kurtin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit