Sokoli: Dautaj dhe Dallku janë pjesë e Gjilanit

27 janar 2021 | 21:52

Qëndrim Dautaj dhe Ardin Dallku do të janë pjesë e Gjilanit në stinorin pranveror. Këtë fakt për “Gazetën Olle” e ka konfirmuar edhe trajneri i SC Gjilanit, Bylbyl Sokoli.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, kemi edhe shumë punë për të bërë ende, por me rëndësi është se të gjithë futbollistët po japin maksimumin për ta gjetur formën dhe për të qenë gati. Dallku dhe Dautaj nuk kanë qenë në prova siç aludohej, ata janë anëtarë të Gjilanit dhe kanë treguar formë shumë të mirë në këto ditë”, ka thënë Sokoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqënies Sociale, nga radhët…